back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeArmë pa leje, e përdorim i armës- gjashtë raste u raportuan vetëm...

Armë pa leje, e përdorim i armës- gjashtë raste u raportuan vetëm brenda 24 orëve

Të ngjajshme

Gjashtë raste janë raportuar gjatë 24 orëve të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armës.

Po ashtu në disa prej këtyre rasteve specifike ishte fakti se armët janë përdorur dhe janë shkaktuar rreziqe të përgjithshme.

Përdorimi i armës në Kosovë po shihet vazhdimisht si rrezik në rritje, e rastet e shumta që raportohen vetëm brenda 24 orëve e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS

Fushë Kosovë  21.09.2025, 04:31. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një fishekë si dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PËRDORIM I ARMËS & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Prishtinë 21.09.2025, 02:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në banesën e saj kishte dëgjuar disa krisma që dyshohet se ishin të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedure hetimore.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETEVE TË RREZIKSHËME

Klinë 19.09.2025-21:35. Më datë 21.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarrit. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 27 gëzhoja dhe një armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE &  PËRDORIM I ARMËS APO MJETEVE TË RREZIKSHËME

Pejë 21.09.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, I njejti dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 3 gëzhoja.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRDORIM I ARMËS & MOSLAJMRIM I VEPRËS PENALE

Pejë 21.09.2025-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë një ahengu familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE & SH. RR. P.& LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Vushtrri 21.09.2025-12:15.  Njesitet policore pas hetimeve te zhvilluara kanë kontrolluar tri lokacione, dy shtëpi dhe një lokal, prone e katër të dyshuarëve meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar. Gjatë kontrollit policia kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:  dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celular, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patent shofer, një USB-SanDisk, një llap-top, një palë patika dhe një çelës motori. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz