Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për rastin e Liridona Ademajt.
Në seancë janë sjell tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net.
Në këtë seancë sot po dëshmon edhe i shkarkuari u.d drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
Ai ka thënë se gjatë ekzaminimit psikiatrik të Naim Murselit, ai ka sqaruar çdo gjë me detaje.
“Në pikën 4, në ekzaminim psikiatrik, analizën e shkresave të lëndës, deklaratave të dhëna në Polici dhe përshkrimin të dinamikës së rastit në faqe 6 të raportit, duke qenë se z.Murseli ka qenë i detajuar në çdo pikë, në çdo sekuencë, e ka spjeguar me pika shumë të qarta gjithë procesin dhe natyrisht se kohë pas kohe gjatë ekzaminimit të kësaj pike që edhe në aspektin figurativ është qu ta demonstroj, është dal prej kerrit ta demonstroj se cilat veprime dhe çka ka ndërmarrë”, ka thënë Haxhibeqiri. /Lajmi.net/