back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeNis dëshminë në Hagë, britaniku John Stewart Duncan

Nis dëshminë në Hagë, britaniku John Stewart Duncan

Të ngjajshme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dëshmive të ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams, sot do të dëgjohet edhe një dëshmitar i tretë.

Bëhet fjalë për britanikun John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të japë dëshminë e tij.

Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vazhdim.

Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz