back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeNdalohen mallra të padeklaruara në Vermicë

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vermicë

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Të premten, rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare Vermicë, gjatë një kontrolli rutinë doganor, është selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje të Republikës së Kosovës.Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka mohuar se posedon mall për deklarim doganor. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, është zbuluar një sasi mallrash të padeklaruara – pjesë rezervë për ashensor, në total prej 482 copë – për të cilat pala nuk ka poseduar faturë përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe bizneset se deklarimi i saktë i mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës është obligim ligjor. Çdo tentativë për shmangie nga deklarimi përbën kundërvajtje dhe do të trajtohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz