Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania ë Prishtinë.
Në lidhje me këtë rast, pesë persona janë shoqëruar në stacion policor- derisa dy prej tyre u dërguan në mbajtje për 48 orë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa në koordinim me prokurorin 2 nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Pllanës./Lajmi.net/