Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.
Përkujtimi publik për Charlie Kirk u zhvillua në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e vlerësoi aktivistin konservator Charlie Kirk si një “hero të madh amerikan” dhe “martir” gjatë një fjalimi para të pranishmëve.
Trumpi ishte folësi kryesor në eventin e mbushur plot, ku zyrtarë të lartë nga administrata e tij, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, vlerësuan trashëgiminë politike të Kirk pasi ai u qëllua për vdekje më 10 shtator.
“Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante”, i tha Trump turmës në stadiumin State Farm pranë Phoenix.
Gruaja e Kirk, Erika, mbajti gjithashtu një fjalim plot lot në të cilin tha se e kishte falur të dyshuarin për vrasjen e burrit të saj./Indeksonline/