back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaSportNesër mbahet ceremonia e Topit të Artë, këta janë pretendentët kryesor për...

Nesër mbahet ceremonia e Topit të Artë, këta janë pretendentët kryesor për ta fituar

Të ngjajshme

Mafiozi turk u vra për një video erotike nga shqiptari Elvis Simoni

Agimi i 23 korrikut. Një vajzë me flokë të...

Trafikonin vajza nga Uganda, prostitucion në lokalet e Fierit në Shqipëri

“Trafikimi i grave nga Uganda për qëllime prostitucioni ka...

Ardian Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen...

Të hënën, më 22 shtator, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris, ku do të zhvillohet ceremonia prestigjioze e Topit të Artë 2025, edicioni i 69-të i çmimit më të lartë individual në këtë sport.

Ngjarja do të mbahet në Teatrin ‘Chatelet’, një vend që tashmë është shndërruar në simbolin e shkëlqimit futbollistik dhe pritjes së yjeve më të mëdhenj të këtij sporti.

Ceremonia do të nisë në orën 15:00, dhe do të transmetohet në mbarë botën, me miliona tifozë që do të ndjekin me emocion shpalljen e futbollistit më të mirë në botë.

Pretendentët kryesorë për “Ballon d’Or 2025” , sipas mediave ndërkombëtare si L’Equipe, ESPN dhe The Athletic, këtë vit janë:

Kylian Mbappe (PSG/Real Madrid) – një sezon i madh me gola dhe trofe; mbetet ndër pretendentët më seriozë.

Vinicius Junior (Real Madrid) – vendimtar në Champions League dhe në La Liga, shpesh cilësohet si lojtari më i rrezikshëm i madrilenëve.

Jude Bellingham (Real Madrid) – mesfushori anglez ka qenë lojtari kyç i Realit, duke shënuar dhe asistuar në ndeshjet më të rëndësishme.

Ousmane Dembélé (PSG) – një nga surprizat e këtij sezoni, i cilësuar nga mediat franceze si lider i vërtetë i Parisit.

Lamine Yamal (Barcelona) – megjithëse vetëm 17 vjeç, paraqitjet e tij mbresëlënëse me Barçën dhe Spanjën e kanë futur mes kandidatëve seriozë për të ardhmen.

Ceremonia e nesërme do të mbledhë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Fituesi i “Topit të Artë 2025” do të shpallet pas një sezoni të mbushur me emocione, ku konkurrenca mes yjeve të Real Madridit dhe atyre të PSG-së shihet si më e forta e viteve të fundit. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz