Një çift bashkëjetues në Lipjan e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyve u është ofruar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ndërmjet çiftit bashkëjetues, dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin”.
“Të dyshuarve iu ka ofruar tretmani mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“E dyshuara femër kosovare me dëshirën e saj dërgohet te familja e saj”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.