Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë.
Në pronën e dy shtetasve kosovarë janë hasur një hektar me misër dhe lëndë narkotike kanabis.
Dy shtetasit e Shqipërisë dyshohet se ishin punëtorë.
“KULTIVIMI I BIMËS, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT- Dumnicë e Poshtme –Podujevë, 20.09.2025-17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj; dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi që në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën mbajtjes.” thuhet në raportin e plotë të policisë.