back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmeZelensky konfirmon takimin me Trump në Nju Jork javën e ardhshme

Zelensky konfirmon takimin me Trump në Nju Jork javën e ardhshme

Të ngjajshme

Shala: Amerika llogarit ish-opozitën, jo Kurtin

Analisti politik, Azdren Shala thotë se Shtetet e Bashkuara...

Yamal humb edhe ndeshjen ndaj Getafes

Lamine Yamal ende nuk është rikuperuar nga lëndimi. Talenti spanjoll...

Në Bregun Perëndimor, njohja palestineze u mirëprit pavarësisht frikës nga aneksimi izraelit

Shtetet janë aty për të mbrojtur. Por edhe baballarët. Abdel...

Vdes në moshë të re Ajeti Gashi, ishte pilot në Francë

Ka vdekur në moshë të re, Ajet Gashi nga...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork. Zelensky e bëri deklaratën për gazetarët, duke shtuar se donte të diskutonte me Trump garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Ne kemi hedhur themelet për garancitë e sigurisë, të cilat Evropa është gati t’i ndjekë, duke marrë parasysh praninë e Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur shumë diskutime, ka pasur dialog në nivele të ndryshme, përfshirë midis krerëve të ushtrive tona dhe shtabeve të përgjithshme, me evropianët dhe amerikanët. Kryeministri britanik (Keir Starmer ) u takua me Presidentin e SHBA-së dhe u ra dakord që të diskutojmë çështjet përkatëse në takimin tonë dypalësh në Nju Jork”, tha Zelensky.

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në Uashington më 18 gusht, në prani të liderëve europianë. Pas atyre negociatave, presidenti amerikan tha se faza tjetër e përpjekjes diplomatike të nisur nga Shtëpia e Bardhë duhet të jenë bisedimet e drejtpërdrejta mes Zelensky-t dhe Putinit, qoftë në format bilateral apo në prani të vetë Trump-it.

Por Kremlini nuk ka treguar gatishmëri për të takuar presidentin e Ukrainës, duke e ftuar Zelensky-n në Moskë dhe duke refuzuar vendet e tjera. Kievi e refuzoi propozimin për bisedime në Moskë, ndërsa Putin më pas deklaroi se një marrëveshje për territoret e pushtuara të Ukrainës ishte “e pamundur”. /balkanweb

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz