back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmeProtestë e dhunshme kundër emigracionit në Hagë

Protestë e dhunshme kundër emigracionit në Hagë

Të ngjajshme

Ndikimi i sanksioneve në realizimin e projekteve, Ibrahimi: Ministritë tona refuzuan donatorë

Kryetari i Asociaconit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

Ousmane Dembele mposht Lamine Yamal për një çmim pak të njohur para Topit të Artë

Dembele mori 32.5 për qind të votave. Sulmuesi i Paris...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës so

Orari i ndërprerjeve të rrymës për sot: Prishtinë Punime nga pala...

Një protestë kundër emigracionit në Hagë, ku morën pjesë qindra persona, u kthye në dhunë të shtunën, teksa protestuesit u përplasën me policinë, dogjën një makinë dhe vandalizuan zyrën e një partie politike.

Protestues të krahut të djathtë u përleshën me policinë e trazirave, ndërsa protesta kundër emigracionit, e ndjekur nga qindra njerëz, mori përmasa të dhunshme, raporton euronews.

Shumë prej protestuesve, të veshur me rroba të zeza dhe duke valëvitur flamuj holandezë e flamuj të lidhur me grupet e ekstremit të djathtë, hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë dhe i vunë flakën një automjeti patrulle. Policia, nga ana e saj, përdori gaz lotsjellës dhe top uji për të shpërndarë turmën.

Protestuesit bllokuan përkohësisht edhe autostradën dhe vandalizuan zyrën e partisë qendër-të majtë D66, duke thyer disa dritare, raportuan mediat lokale.

“Plehra. Mbani duart larg partive politike,” shkroi në ‘X’ udhëheqësi i partisë, Rob Jetten. “Nëse mendoni se mund të na frikësoni, e keni gabim. Nuk do ta lëmë kurrë vendin tonë të bukur të merret nga traziraxhinjtë ekstremistë.”

“Këto janë pamje tronditëse dhe të çuditshme të dhunës së paturpshme në Hagë,” shkroi në ‘X’ kryeministri në detyrë i Holandës, Dick Schoof, duke i quajtur sulmet ndaj policisë dhe zyrës së D66 “plotësisht të papranueshme” dhe duke shprehur besimin se policia dhe prokuroria do t’i kapin dhe ndëshkojnë autorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz