BallinaLajmeRaporti i DASH-it: Kosova ndër vendet që plotësojnë standardet minimale të transparencës...

Raporti i DASH-it: Kosova ndër vendet që plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Raportin për Transparencën Fiskale për vitin 2025, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kosova është vlerësuar si një nga vendet që plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Kjo e vendos Kosovën në mesin e 71 vendeve që kanë përmbushur standardet e vendosura nga SHBA, nga gjithsej 139 shtete dhe autoritete të shqyrtuara, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit, vlerësimi është bërë bazuar në performancën gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2024, dhe ka përfshirë kritere të qarta si:

  • Publikimi i dokumenteve kryesore të buxhetit;

  • Saktësia dhe përmbajtja e të dhënave buxhetore;

  • Pavarësia funksionale dhe financiare e institucioneve supreme të auditimit;

  • Transparenca në kontraktimin dhe licencimin për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe prokurimet publike.

Departamenti i Shtetit thekson se këto standarde janë forcuar edhe më tej këtë vit, duke shtuar kërkesa të reja për autonominë e institucioneve të auditimit dhe për publikimin e kontratave publike, veçanërisht në sektorët e burimeve natyrore.

Raporti vlerëson se transparenca fiskale është një komponent kyç për menaxhim të mirë financiar publik, ndihmon në uljen e korrupsionit, rrit besimin e investitorëve dhe përforcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.

Për Kosovën, ky vlerësim pozitiv përbën një sukses institucional dhe një sinjal të qartë ndaj donatorëve ndërkombëtarë, bizneseve dhe qytetarëve për qeverisje më të hapur dhe të përgjegjshme.

Në të njëjtin raport, vende të rajonit si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë renditur si vende që plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz