back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeDASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes...

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

Të ngjajshme

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester Unitedi ia shkakton humbjen e parë Chelseat

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore në derbin...

Real Madridi e gjen ‘zëvendësuesin’ e Viniciusit

Real Madrid po planifikon për të ardhmen dhe ka...

Chelsea rikthehet në lojë, shënon golin e parë në “Old Trafford”

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Manchester Unitedit,...

Aksident në Aktash, autoambulanca në vendin e ngjarjes (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në...

Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar...

Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet.

DASH deklaron se nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri rezultojnë se përmbushin kërkesat minimale, ndërsa 69 nuk arritën të plotësonin kriteret.

Kosovs së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre, thuhet në raportin e DASH.

Sakaq, vendet që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe Brazili, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.

“Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushën kërkesat minimale. Megjithatë, nga këto 69, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.

“Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.

Departamenti vlerësoi se sa vijon nuk i përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, dhe tabela më poshtë identifikon nëse secila prej tyre ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre kërkesave’, teksohet ndër të tjera në raport.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz