back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeAktori pro-serb Steven Seagal, i ftuar special në paradën ushtarake të Serbisë

Aktori pro-serb Steven Seagal, i ftuar special në paradën ushtarake të Serbisë

Të ngjajshme

Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar...

Zhegrova debuton me barazim në Serie A

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se...

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, disa të vrarë dhe 30 të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një...

Fetoshi: Parada e Vuçiqit, zgjatim i strategjisë së Putinit

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, “Octopus”,...

Aktori i njohur i Hollywood-it, Steven Seagal, ishte një nga të ftuarit specialë në paradën ushtarake madhështore të mbajtur këtë të shtunë në Beograd, me rastin e Ditës së Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Parada, e titulluar “Fuqia e Unitetit 2025”, u zhvillua pranë Pallatit “Serbia” në Beogradin e Ri dhe u ndoq nga afër nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiç, dhe personalitete të tjera politike. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut dhe mediave ishte Steven Seagal, i ulur në rreshtin e parë të të ftuarve zyrtarë, transmeton lajmi.net.

I njohur për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe qëndrimet e tij pro-serbe, Seagal ka marrë pjesë edhe më herët në aktivitete publike në rajon, por kjo paraqitje ceremoniale në një ngjarje ushtarake të këtij niveli theksoi edhe më tej lidhjet e tij të ngushta me udhëheqjen serbe.

Në paradë morën pjesë 10,000 trupa të Forcave të Armatosura serbe, të cilët shfaqën aftësitë taktike, pajisjet ushtarake moderne, si dhe flamurin më të gjatë serb, me gjatësi 300 metra. Gjithashtu, 60 avionë luftarakë, mjete të blinduara, tanke dhe dronë parakaluan në qiellin dhe tokën e Beogradit.

Ndër të ftuarit ceremonialë ishte edhe Tomislav Žigmanov, përfaqësues i kroatëve në Serbi, por prania e Seagal dominonte kamerat dhe vëmendjen mediatike, duke e kthyer atë në figurën më të përfolur të kësaj parade ushtarake./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz