Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në të gjithë kontinentin evropian vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA, dhe se Kosova është në mesin e këtyre tri shteteve.
Sipas Tahiri, Kurti ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, duke thënë se ai e ka vendosur vetë Kosovën në anën e saj.
“Të nderuar qytetarë,Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA:🇽🇰 Kosova e qeverisur nga Kurti🇷🇺 Rusia e qeverisur nga Putini🇧🇾 Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”, ka theksuar ai.