back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajme19-vjeçari që vdiq tragjikisht në Luksemburg, varroset të hënën në Dobërdol

19-vjeçari që vdiq tragjikisht në Luksemburg, varroset të hënën në Dobërdol

Të ngjajshme

Tre kosovarë startojnë sot ndaj Bayernit

Bayerni do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Hoffenheimit. “Bavarezët”, synojnë...

Parandalohen dy raste të kontrabandimit në Jarinje

Dogana e Kosovës, këtë të shtunë ka parandaluar dy...

Edonik Kastrati, 19-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Luksemburg më 1 shtator të këtij viti, do të varroset të hënën (21 shtator) në varrezat e fshatit Dobërdol.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i familjarëve të Edonikut.

Në këtë aksident të rëndë, humbën jetën edhe katër persona të tjerë, mes tyre Ujkan e Ukë Bajraktari, vëllezër nga Isniqi i Deçanit.

Ndërkq aksidentin tragjik e kishin parë nga afër Emmanuel, 79 vjeçar dhe Marie 70. Me furgonin e tyre të parkuar në një parking të vogël pranë vendit të ngjarjes, çifti francez në pension nga Bethune, u kthye në N15, në vendin ku panë aksidentin që la pesë persona të vdekur.

Sipas dëshmisë së tyre të dhënë për “L’essentiel”, në vendngjarje kishte vetëm disa copa xhami dhe plastike të thyer, asfalt i djegur dhe bar që ende dëshmonin për tragjedinë e ditës së mëparshme.

“Ishte e tmerrshme, vërtet e tmerrshme, nuk kishte asgjë që mund të bënim”, tha Marie për “L’essentiel”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz