back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeBesnik Osmani në traktor mes lakrave e patateve: Fushë Kosova përtej!

Besnik Osmani në traktor mes lakrave e patateve: Fushë Kosova përtej!

Të ngjajshme

Sulmi kibernetik shkakton shumë pengesa në aeroporte të mëdha evropiane

Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të regjistrimit në aeroporte...

Polonia ngre avionët derisa Rusia lëshon qindra dronë dhe raketa drejt Ukrainës

Avionët polakë dhe aleatë u ngritën herët të shtunën...

Melinda dhe Graniti vënë rrathët, pamje nga fejesa e çiftit

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj,...

Izraeli me një sistem të ri mbrojtës me rreze lazer

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi...

19-vjeçari që vdiq tragjikisht në Luksemburg, varroset të hënën në Dobërdol

Edonik Kastrati, 19-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë...

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka vizituar fermerët e Vragolisë, ku është parë duke biseduar nga afër me bujqit dhe madje duke hipur në traktor, si shenjë simbolike e përkrahjes për ta.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka vlerësuar përkushtimin e bujqve lokalë që, siç thotë ai, me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica.

“Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë! Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona,” ka shkruar Osmani.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë më shumë produkte vendore, për të përkrahur punën e palodhur të fermerëve dhe për të garantuar vazhdimësinë e bujqësisë në komunë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz