Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve në çdo vendtakim është dëshmi se kërkesa për ndryshim është e përbashkët dhe e pandalshme.
“Me mbushjen e vendtakimeve të mbushet zemra. Nuk është vetëm nder, është shprehje e qartë që tregon se ke plot bashkëmendimtarë, se nuk je vetëm në përpjekjen për ta ndryshuar vendin. Përkundrazi, kjo është kërkesë e secilit, kudo, siç u konfirmua edhe sot në Gllanasellë”, ka thënë Hajdari.
Ai theksoi se pritjet e tilla bartin jo vetëm nder dhe respekt, por edhe përgjegjësi të madhe për të shërbyer, qeverisur dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.
“Festa jonë filloi. Puna e madhe fillon me 12 tetor. Faleminderit Gllanasellë!”, përfundoi ai.
#MaMirëpërDrenasin #PDK191