back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeNjë i lënduar nga aksidenti te nënkalimi në Ferizaj

Një i lënduar nga aksidenti te nënkalimi në Ferizaj

Të ngjajshme

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, konkretisht te nënkalimi.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti u shkaktua si pasojë e vozitjes së pakujdesshme.

Derisa shtoi se rasti ka ndodhur të shtunën në mesantë.

“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën “Ramadan Rexhepi” , tek nënkalimi  ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës”, ka thënë Veseli.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz