back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeRepublikani Mast çon amendament në Kongres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në...

Republikani Mast çon amendament në Kongres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet i SHBA-së

Të ngjajshme

FSK merr lëvdata për performancën në SATMO-n e Amerikës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari...

Xabi Alonso flet për gjendjen fizike të Ca,avingas

Pasi u lëndua për disa javë, Eduardo Camavinga u...

Çfarë ndodhi me YouTuber-in që rindërtoi Rolls Royce-in e Marcus Rashford

Mat Armstrong, nga Leicester, ka ndërtuar një karrierë të...

U martua larg syrit të publikut, Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Kongresisti republikan nga Florida, Brian Mast, ka paraqitur për miratim një amendament në Kongres, i cili i kërkon SHBA-së angazhim të shtuar në Ballkan dhe një gjuhë të qartë në raport me rajonin.

Organizata “Albanians for America”, e cila tha se ka pasë kontribut në këtë proces, tha se për herë të parë në më shumë se dy dekada, gjuha e rëndësishme mbi Ballkanin është riautorizuar, falë Mast, raporton Gazeta Express.

Sipas kësaj organizate, ky “hap historik” njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton përparësitë e qarta të politikës amerikane, të cilat përfshijnë:

Mbështetja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO

Presioni ndaj Serbisë për të zvogëluar lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Ekspozimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në teknologji dhe siguri

Zgjerimi i sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Përmes këtij amendamenti, SHBA-së i kërkohet të emërojë ambasadorë në tri vende të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të zhvillojë një strategji për të rivendosur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, e cila do t’i japë përparësi caktimit të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në vendet e Ballkanit, duke përfshirë qeveritë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës; do të përfshijë rekomandime politike në lidhje me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e ardhshëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”, thuhet në një pjesë të këtij amendamenti.

Po ashtu, aty kërkohet edhe mbështetja e vazhdueshme e marrëveshjes së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit me Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz