Pas fotove që qarkulluan sot në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, reagimet nuk kanë munguar.
Komentet dhe thashethemet nisën menjëherë në rrjet, duke ngritur pyetjen e madhe: A ka diçka mes tyre?
Por, burime të sigurta për Prive by Liberta Spahiu, kjo puthje nuk është pjesë e një romance të re, por një skene filmi ku të dy janë protagonistë.
Dyshja ndodhej në xhirime dhe momenti i publikuar është marrë pikërisht gjatë skenave të filmit, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.
Kështu që, edhe pse rrjeti “u ndez” nga kjo foto, duket se gjithçka është thjesht pjesë e artit dhe jo një histori dashurie në jetën reale.