back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeRama në Lagjen e Muhaxherëve: Kemi bërë rrugë, gjelbërim e renovim të...

Rama në Lagjen e Muhaxherëve: Kemi bërë rrugë, gjelbërim e renovim të shkollës – një mandat nuk është boll

Të ngjajshme

Krasniqi: Kurti e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët të raporteve me SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se raportet...

Ardian Gjini: Gati për të mbyllur fazat infrastrukturore dhe për vizionin e Gjakovës 2026-2030

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar...

Më në fund lajmërohet Amir Rrahmani, paralajmëron rikthimin

Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen Zvicër – Kosovë,...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur përzemërsisht nga banorët e Lagjes së Muhaxherëve.

Rama ka theksuar se për 4 vite, kanë ndërtuar rrugë të reja, renovim të shkollës, hapësira të gjelbëruara e lidhje të QMF-së me Termokos.

“Gjendemi në Lagjën e Muhaxherëve ku bashkë me ekipin kemi realizu një numër të madh të projekteve për të mirën e qytetarëve, kemi bërë rrugë të reja, renovim te shkollës, kemi lidh QMF-në me Termokos, edhe hapësira të reja të gjelbërta që i japin frymë lagjes”, ka thënë Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se një mandat nuk mjafton. Andaj, u zotua se kërkesat e qytetarëve do t’i përfshijë në planin 4-vjeçar.

“Por një mandat nuk është boll, nuk është i mjaftueshëm për t’i bërë të gjitha, prandaj të gjitha kërkesat që i kishit e që do t’i keni edhe në të ardhmen ne do t’i bëjmë pjesë të programit tonë të ri 4-vjeçar, dhe do t’i trajtojmë në mënyrën më serioze të mundur që të mundësojmë që zhvillimi i Lagjes së Muhaxherëve të jetë më i miri i mundur, i fokusuar në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Rama.

Ai theksoi se veç në këtë formë e transformojnë Prishtinën.

“Dhe kështu e transformojmë Prishtinën në mënyrën më të mirë të mundur, e kthejmë në Prishtinën e cila gjithmonë shkon përtej pritshmërive, në interes të qytetarëve”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz