back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaKulturëIntervista/Tinka Kurti: Kudo që të jemi, duhet të përqendrohemi tek njerëzorja

Intervista/Tinka Kurti: Kudo që të jemi, duhet të përqendrohemi tek njerëzorja

Të ngjajshme

Unfikimi total te Kosova, Gima e takon edhe Celinen

Pasi zgjidhi mosëmarrëveshjet me Arbër Zenelin, Presidenti i FFK-së,...

Sa ora Richard Mille ka Noizy? Shifra do t’iu habisë

Reperi i njohur Noizy së fundmi ishte në qendër...

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kanë pasur fillimisht një...

Pastruesja kosovare dënohet për vjedhje të banorëve në shtëpinë e pleqve në Zvicër

Gruaja 54-vjeçare kosovare punonte si pastruese në një azil...

Tinka Kurti ka studiuar Gazetari dhe Filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar disa vjet si gazetare në Prishtinë. Më pas ka qenë active edhe në politikë. Në vitin 2021-2025 ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Jeton në Vjenë. Ajo sapo ka botuar librin e saj me poezi, ‘Më quaj Izmir’, pranë shtëpisë botuese BardBooks

Intervistoi: Valona Hasani

«(Përmes botimit) e vë veten me vetëdije si objekt gjykimi, analize apo edhe pëlqimi e dashurie. Dhe këtu nuk je subjekt, por objekt, sepse poezia është diçka e kryer. Mund të rilexohet, por nuk ndryshon»

Gazeta Express: ‘Më quaj Izmir’ është libri juaj i parë i botuar. Çfarë ju bëri të prisnit kaq gjatë për të sjellë një përmbledhje poezish, duke pasur parasysh se shkruani tashmë prej më shumë se një dekade?

Tinka Kurti: Ende habitem që e kam botuar aq shpejt në fakt. Të gjitha idetë dhe motivet e atyre poezive kanë pasur nevojë që jo vetëm të lindin, por edhe të jetojnë brenda meje një kohë më të gjatë. Nuk kam dashur që ta bëj një shkëputje të përshpejtuar. Por edhe nuk është një vendim i lehtë për të kaluar nga heshtja në publiken. E para ta siguron rehatinë që të jep leximi. Është si një marrëdhënie ku sipas edhe fjalës marr – dhënie, je në pjesën e parë dhe në rol të rehatshëm pasiv. Shkrimi të vë në pjesën e dytë të fjalës dhënie. Me shkrimin jep idetë, mendimet, copëza nga jeta jote dhe njerëzve të tu. Pra, e vë veten me vetëdije si objekt gjykimi, analize apo edhe pëlqimi e dashurie. Dhe këtu nuk je subjekt, por objekt, sepse poezia është diçka e kryer. Mund të rilexohet, por nuk ndryshon. 

«Ndërgjegjia dhe kujtimet ishin bërë bashkë me këtë poezi (‘Izmir’) në frymën e mëkatit të parë, si një një pendesë por edhe kërkim falje për padrejtësitë që bëhen në emër të superioritetit»

GE: Poezia e parë, ‘Izmir’, është një rrëfim shumë prekës. Është edhe poezia që e hap librin. Po ndoshta edhe poezia që ju shquan juve më së shumti. A ka ndonjë histori mbrapa kësaj historie?

TK: Izmir është poezia që e mbulon ngjarjen për të cilën është shkruar. Tash poezia për të është tema, jo vetë ato sekuenca jete e mendimesh që e përbëjnë këtë poezi. Por ajo e ka edhe një histori të vetën, një fat të mëhershëm andaj edhe pranoj ta ndaj, ta bëj publike. “Izmir” është homazh për një shok fëmijërie, një rom që mezi e njihnim ne fëmijët e tjerë që luanim bashkë. Një fëmijë më i shkathti i të gjithëve, me sytë sikur të vargut, që kontribonte më së shumti në lojën, që më ofroi ujë prej duarve të tij sa ishim fëmijë dhe që e refuzova përkundër etjes vetëm pse ishte rom. Ne ishim 5-6 vjeç. E kisha ofenduar dhe nuk ndihesha as atëherë mirë. Kurse kur veçse isha e ndërgjegjësuar se çdo qenie është e barabartë kjo ngjarje, ndodhur shumë kohë më parë ishte shumë e rëndë. Ndërgjegjja dhe kujtimet ishin bërë bashkë me këtë poezi në frymën e mëkatit të parë, si një një pendesë por edhe kërkim falje për padrejtësitë që bëhen në emër të superioritetit. Kjo është ideja kryesore në këtë poezi, kurse pjesa e subjektit lirik të kësaj poezie është me motive të tjera sigurisht, jo të gjitha kaq të vetëdijshme. 

«Atdheu më së shumti është gjuha… Shqipja jeton në mua po aq njëjtë. Pasurimi me gjuhë të tjera veçsa e rrit njohjen edhe me gjuhën tënde, nuk e cenon»

GE: Në një rresht të poezisë ‘Prishtinë’ ju shkruani: ‘Prishtinë nuk e di çka të jap dhe s’e di çka më dhe’. Është një poezi e hershme, sa kemi kuptuar, e largimit tënd, e mërgimit tënd në një vend tjetër, përkatësisht në Vjenë. Mërgimi gjithmonë ka qenë një temë e madhe e letërsisë. Si jeni duke e përjetuar ju?

TK: Atdheu më së shumti është gjuha. Prandaj nuk ndiej se kam humbur diçka. Shqipja jeton në mua po aq njëjtë. Pasurimi me gjuhë të tjera veçsa e rrit njohjen edhe me gjuhën tënde, nuk e cenon. Me rritjen e mundësive të lëvizjes dhe komunikimit sot duket që është një temë krejtësisht tjetër. Gëzohem kur takoj shumë prej vlerave që i kam mësuar dhe jetuar në vendin tim të jenë të respektueshme edhe këtu. Duhet të përqendrohemi tek njerëzorja. 

GE: Thuajse të gjithë njerëzit që shkruajnë e kanë ndonjë ‘idol’, të cilin e lexojnë vazhdimisht dhe prej të cilit tentojnë të marrin diçka. Kush ju frymëzon juve? Çka ju frymëzon juve më shumë, në të vërtetë?

TK: Një është e vështirë të përmendet, 10 ose 20 do të ishte më e lehtë por atëherë do të ishte listë ose nobelistësh ose do të gjendej një kategori që i lidh këta autorë sado që mund të duken të ndryshëm. Leximi sigurisht është një provokator i shkrimit kurse për arsyet e tjera nuk provoj t’i arsyetoj. Mbetet prej kureshtjeve të mia se pse bash kjo ngjarje dhe jo një tjetër, pse pikërisht ky formulim dhe jo ndryshe. 

GEPoezia juaj është mjaft intime, personale. Por shpesh rrok edhe problematika shoqërore, sidomos nga ato përkitazi me gruan dhe pozitën e saj në shoqëri. Po cila është sot gjendja e saj?

TK: Sa isha në shkollë fillore kam besuar plotësisht që derisa të jem e rritur nuk do të ketë më nevojë krahasismesh mes vajzave dhe djemveProgresi është i madh por ngecja është e dhimbshme përkundër rezultateve. Dhe meritore janë vetë gratë që edukuan veten, mësuan prej njëra-tjetrës dhe tash duhet i edukojnë burrat mbi procesin kryesor në jetë, barazinë. Gratë janë duke rregulluar një problem të cilën nuk janë ato fajtore, një problem që e shkaktuan burrat. Sigurisht që përgjithësimet e kanë një kosto të korrektësisë por kjo është më e përafërta me gjendjen reale.  

«Rritja e polarizimeve dhe e të djathtës sot flet vetëm për mungesë të frkshme të solidaritetit pa të cilin nuk paramendohet një botë e drejtë, por as funksionale. Duke i zbutur por edhe duke qëndruar ende në termat e poezisë, ekstremi i djathtë mund të ketë fitoret e veta të vogla por edhe lufta kundër tyre do të jetë gjithmonë e ndezur»

GE: ‘Bukuria është lufta kundër fashizmit’. Na e kujton pak atë thënien e famshme të Dostojevskit, se “ e bukura do ta shpëtojë botën”. Por, a i ka bërë ballë vërtet e bukura fashizmit? 

TK: Fatkeqësisht pamjet ku e bukura vritet janë pjesë e përditshmërisë tonë. Kësaj mund t’i vëmë çfarëdo emri politik apo poetik, por të shohësh fëmijë që vriten apo që vdesin urie çon në një krizë etike dhe shpirtërore. Mendoj se gjithkush që shkruan letërsi e ka rikujtuar thënien e Theodor Adorno “Të shkruash poezi pas Auschëitz-it është një akt barbarizmi”. Nganjëherë duket vetëm kështu. Por ditën tjetër shkrimi duket një armë e fuqishme.

Në përgjithësi rritja e polarizimeve dhe e të djathtës sot flet vetëm për mungesë të frkshme të solidaritetit pa të cilin nuk paramendohet një botë e drejtë, por as funksionale. Duke i zbutur por edhe duke qëndruar ende në termat e poezisë, ekstremi i djathtë mund të ketë fitoret e veta të vogla, por edhe lufta kundër tyre do të jetë gjithmonë e ndezur. 

/Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz