back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaSportIgor Tudor flet për Zhegrovën, tregon se a do të luajë ndaj...

Igor Tudor flet për Zhegrovën, tregon se a do të luajë ndaj Veronas

Të ngjajshme

Një ditë para ndeshjes me Veronan në Serie A, trajneri i Juventusit, Igor Tudor ka folur në konferencë për shtyp.

Aty, trajneri kroat e përmendi edhe emrin e Edon Zhegrovës, i cili veçse ka debutuar tashmë me klubin nga Torino.

Zhegrova luajti pothuajse dhjetë minuta në barazimin 4-4 të Juventusit me Dortmundin të martën, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të atyre minuave.

Kur u pyet në konferencë se me kë do të startojë të shtunën ndaj Veronas – me Francisco Conceicao ose Edon Zhegrovën, Tudor pati një përgjigje të njëjtë për të dy.

Ai tha se dyshja ende nuk janë gati dhe se do të shohë se çka do të bëjë më tutje.

“Dy ndeshjet kundër Interit dhe Borussias tashmë janë harruar. Prej dy ditësh, ekipi është plotësisht i fokusuar te Verona. Nuk ka justifikime apo alibi: duhet të shkojmë atje dhe të bëjmë një ndeshje të madhe, serioze, për të marrë atë që duam. A janë gati Conceicao dhe Zhegrova të luajnë? Jo, ende nuk kanë shumë minuta në këmbë, do të shohim çfarë mund të bëjmë: ka shumë opsione me lojtarët që janë në formë”, ka thënë Tudor në konferencë për shtyp.

Juventusi luan nesër si mysafir i Veronas, me takimin që luhet nga ora 18:00./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz