back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëErdogan: Turqia do të jetë zëri i Palestinës në OKB

Erdogan: Turqia do të jetë zëri i Palestinës në OKB

Të ngjajshme

Mefail Bajqinovci zgjedhet kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje

Mefail Bajqinovci do të jetë kryetar i ri i...

Miratohet përbërja e 16 komisioneve parlamentare në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e 16 komisioneve...

Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se kritikat ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit po rriten çdo ditë, ndërsa Ankaraja do të vazhdojë të ngrejë çështjen palestineze në çdo forum ndërkombëtar.

Gjatë një takimi me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në kompleksin presidencial në Ankara, Erdogan e përshkroi ofensivën izraelite në Gaza si një “fazë të re të gjenocidit” dhe paralajmëroi se kjo situatë kërcënon stabilitetin e Palestinës dhe të gjithë rajonit.

“Turqia do të jetë zëri i Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,” tha Erdogan, duke theksuar se përparësia urgjente është një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe ndalimi i krizës humanitare.

Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet në botën islame përballë agresionit izraelit dhe theksoi nevojën për bashkimin politik të faktorit palestinez, raporton AA.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan edhe mbi çështje dypalëshe, si dhe zhvillime rajonale dhe globale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz