Arta Bajrami është këngëtare shqiptare nga Kosova e zhanrit R&B. Ajo ishte këngëtarja e parë e cila futi stilin R&B për publikun shqiptar dhe një nga artistët R&B e parë në të gjithë rajonin e Ballkanit rrëfeu për sezonin e fundit dhe planet e saj artistike.
Në një prononcim për Indeksonline ajo tha se këtë vit është fokusuar më shumë në punën e saj dhe në fëmijët.

“Këtë sezonë kam qenë e fokuese më shumë në punë dhe tek fëmijët. Zakonisht kam pas ftesë edhe për dasma ku m’kan ftu më shumë kam qenë e ftuar mysafire speciale kështu që kam këndu më shumë këngët e mija, hitet e mija sepse më shumë kanë pas qef mem ftu për reputacionin që e kam si Arta Bajrami me hitet e mija që njihna, me baladat, me këngët ritmike. Këngët për nuse shumë ma pak m’ka ra për shkak se kanë pas edhe këngëtar të muzikës popullore kështu që unë ma shumë kam qenë e ftuar si mysafire speciale”, tha ajo.
Ajo u shpreh se ndihet e privilegjuar që publiku e njeh dhe e vlerëson për këngët e saj origjinale, dhe se kjo është një arritje e madhe për karrierën e saj, duke pasur në repertor 7 albume dhe mbi 30 këngë solo.

“Për mu është shumë kënaqësi, edhe ata që më ftojnë i dinë këngët e mia, veç këngët e mija i duan e kjo është një sen që unë më të vërtetë mburrna, mburrna me karrierën time, me arritjet e mija, me publikun tem që ata e vlerësojnë për Arten që është jo me këndu këngë te nuseve sepse ka shumë këngëtar që mujnë me i këndu por Arten e thirrin vetëm për këngët e veta kështu që për mu është një arritje e madhe sepse unë jam këngëtare e 7 albumeve e për ma shumë se 30 singla që i kom në karrierë, kështu që për mu kjo mjafton. Rishtazi jam duke e zhvilluar karrierën edhe jashtë kufijve të shqiptarëve”.
Arta gjithashtu po punon në zhvillimin e karrierës jashtë kufijve shqiptarë dhe ka paralajmëruar projekte të reja: një duet me grupin “Stil Novo” dhe një bashkëpunim ku grupi “Stil Novo” do të këndojë refrenin e një kënge në gjuhën shqipe. Ajo dhe Don Arbas po përgatisin këngë solo dhe eksperimentojnë me zhanre të reja, duke premtuar hite dhe prurje të reja për publikun./Indeksonline/
