back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaShowBizOrët luksoze të Mozzik, Noizy tallet keq me reperin

Orët luksoze të Mozzik, Noizy tallet keq me reperin

Të ngjajshme

Simiq pas seancës: Nuk kam frikë nga askush, jam i pafajshëm

Nënkryetarit i Listës Serbe, Slavko Simiq, pas dështimit të...

Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant...

Mozzik është gjendur në qendër të një skandali pas raportimeve se është ndaluar nga dogana për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille, e famshme për çmimet që arrijnë deri në miliona euro, dhe një Rolex, simbol i luksit klasik me vlera që shkojnë nga dhjetëra mijëra euro.

Origjina e këtyre orëve ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë. Nga dogana u bë e ditur se kontrollet mbi mallrat e luksit janë procedura standarde, ndërsa avokati i Mozzik mohoi se bëhet fjalë për arrestim formal, duke e cilësuar situatën si verifikim rutinë. Por pavarësisht kësaj, rrjetet sociale shpërthyen me reagime dhe aludime.

Vëllai i tij, Getinjo, zgjodhi të ironizojë duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”, por ishte Noizy ai që ndezi më shumë debatin.

Dikur mik dhe bashkëpunëtor i Mozzik, ai publikoi një story ku tallte hapur, duke shpërndarë një faqe që shet replika orësh luksoze nga Kina dhe duke shkruar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje. Një thumb i qartë që aludon se orët e Mozzik mund të mos jenë origjinale.

Kujtojmë se dy reperët dikur kishin bashkëpunuar në një këngë që u prit me shumë sukses, por marrëdhëniet e tyre u prishën dhe projekti u fshi nga platformat muzikore. Tani, pas ftohjes së gjatë, Noizy duket se nuk ka duruar pa ironizuar duke e parë si të pamundur faktin që reperi ka ora me vlerë mbi 1.3 milion dollarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz