back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPas intervistimit – lirohet Mozzik

Pas intervistimit – lirohet Mozzik

Të ngjajshme

Baneri ”UEFA Mafia” i kushton Crystal Palace me dënim nga UEFA

Problemet e Crystal Palace me institucionet e futbollit europian...

Altcoinët shpërthejnë mes rënies së lehtë të tregut kripto në gusht

Muaji gusht solli një kthesë interesante në tregun global...

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë...

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Mirëpo pas lirimit të tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mozzik ka thënë se raportimi për arrestimin e tij  nuk ka qenë i drejtë, kjo pasi sipas tij u raportua se ai kishte edhe borxh ndaj ATK-së.

Reagimi i plotë:

Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në airoportin e Prishtinës.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.

Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.

Ju dua edhe juve qe po shkruani keq !

Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik). /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz