BallinaLajmeKasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Të ngjajshme

Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në sheshin...

“Kapet banda” kthehet malli i vjedhur, 5 meshkuj arrestohen në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me një rast...

​Kuvendi mblidhet sot për dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të...

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe kandidat për një mandat tjetër, Bilall Kasami sot paralajmëroi investime dhe zhvillim të cilësisë së arsimit në Tetovë.

Nëpërmjet kësaj strategjia zhvillimi, Komuna e Tetovës do të investojë fuqishëm në arsim me ndërtimin e shkollave të reja dhe objekteve ndihmëse. Do të ndërtohet SHMT “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, SHFK “Rilindja” në Sellcë dhe salla sportive për nxënësit. Projekti përfshin edhe dy pishina të mbyllura për notim pranë SHFK “Kirili dhe Metodij” dhe “Naim Frashëri“.

Komuna e Tetovës ka paraparë ndërtimin e objekteve të reja shkollore dhe anekse që do të mundësojnë mësim me një ndërrim. Do të ndërtohet objekt i ri për shkollën fillore “Bratstvo-Migjeni”, ndërsa ndërtime shtesë do të ketë në SHFK “Naim Frashëri”, “Kirili dhe Metodi”, si dhe ndërtimin e objekteve në lagjen “Jellak” dhe “Jashtë Vardarit”.

Në lagjen “Jellak” do të ndërtohen një objekt i shkollës fillore dhe parashkollore si dhe Qendra Komunale për Vlerësim dhe Mbështetje në nivel rajonal.

Këto janë vetëm një pjesë e ndërtimeve dhe modernizimit të arsimit. Ne do të ofrojmë për nxënësit tonë një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt inovacionit, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku çdo nxënës të mund të zhvillojë potencialin e tij të plotë, të kultivojë vlerat e qytetarisë aktive dhe të kontribuojë në përparimin e shoqërisë” ka shkruar Kasami në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz