back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportMbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte...

Mbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte në Champions

Të ngjajshme

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është në formë kulmore.

Me 48 gola të shënuar nga ndeshja e tij e parë zyrtare, sulmuesi francez është veç dy gola nga numri jubilar 50 me fanellën e bardhë.

Këta numra e nënvizojnë impaktin e menjëhershëm të kampionit të botës në vitin 2018 që e kishte që nga fillimi kur kishte shënuar në debutim me Atalantan në Superkupën e Evropës.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, Mbappé po e jeton çdo lojë si një hap drejt Championsit të tij të parë, trofe që s’kishte arritur ta fitonte me PSG-në dhe që tash e ka objektiv primar.

Gjithashtu, triumfi i skuadrës së Luis Enriques në edicionin e fundit në Ligën e Kampionëve pa Mbappen, e ka bërë francezin edhe më të vendosur.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit që kur ka zbarkuar në “Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo kishte statistika pak më të mira duke e arritur shifrën e 50 golave pas 53 ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Mbappe duhet ta presë së paku ndeshjen e 64-t sonte, që me një golësh eventual ndaj Olympique Marseillet, ta arrijë 50 golëshin me Realin.

Mbappe ka shënuar tashmë 10 herë në 16 përballje kundër ekipit francez, ndërsa sonte e ka mundësinë ideale për ta arritur numrin jubilar të golave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz