Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka filluar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.
Kjo është dita e dytë me radhë e deklarimit të James Rubin, në Mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë, është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.
Si fillim sot Rubin iu përgjigj pyetjeve të bëra nga ekipi i Prokurorëve.
“Nuk e di në përgjithësi kam patur njohuri për diskutimet në lidhje me UÇK por s’kam patur njohuri përpara Rambujesë për këto dallime të vogla që janë përshkruar këtu”,tha Rubin.
“Gjatë bisedimeve për marrëveshje ka patur takime ndonjëherë ta gjata në mes të udhëheqësve të UÇK-së komandantëve në mungesë tuajën- e gjatë këtyre bisedimeve s’keni marrë pjesë në këto takime të mbyllura në mes komandantëve”- u pyet Rubin.
“Po. S’jam i sigurt që s’kam qenë në atë zonë por s’flisja shqip dhe mund të kenë biseduar gjëra që unë të mos i kem kuptuar. Ka qenë një sallë e madhe në këtë ndërtesë dhe gjërat kanë ndodhur në koha të ndryshme, ka mundësi që janë diskutuar gjëra”,deklaroi Rubin, transmeton lajmi.net.
“Në qoftë se ka qenë seancë e mbyllur nuk kam pasur mundësi t’i shoh. Ajo që po them është se disa nga seancat që janë mbajtur nuk kanë qenë të mbyllura. Pra disa prej tyre s’kam pasur mundësi t’i shoh vizualisht. Disa prej seancave e disa bisedimeve janë bërë në qoshe të dhomës ku kanë qenë 10 njerëz që konsultoheshin e mund të kem qenë aty afër. S’mund t’i përgjigjem pyetjes suaj me saktësisë që s’kam marrë pjesë në mbledhje të mbyllura- pra në kontekst joformal”,shtoi ai.
Prokuroria e pyeti gjithashtu në lidhje me respektin që i drejtoheshin komandantët e të tjerët Thaçit- si dhe për mbledhjet e mbyllura të UÇK-së.
“Edhe këtu varet nga kuptimi i fjalës së mbyllur.Fjalët e përdorura në këtë shërbim përgatitor a janë përdorur ashtu. Kam thënë atë që dija për shkëmbimet në mes të dyve dhe ndonjëherë s’kisha qasje në të”, tha ai.
Rubin u pyet edhe në lidhje me atë se a është takuar ndonjëherë me Jakup Krasniqin para shkurtit të 1999.
“Nuk mendoj. Nuk më kujtohet”,tha Rubin.
“A ju kujtohet se keni patur kontakte me Krasniqin përveç prillit 1999 në Bruksel dhe në Rambuje?”
“Janë dy raste, mendoj se mund të jem takuar me të. Ka pasur shumë gjëra gjaët atyre muajve dhe s’mund të jem absolutisht i sigurt. Pas konfliktit nuk mund të përgjigjem këtë”,shtoi Rubin.
“A e keni takuar Veselin përpara shkurtit 1999?”.
“Nuk më kujtohet ky individ s’mund t’u përgjigjem pyetjes. Nuk e di nëse Veseli ka qenë pjesë e kësaj”, deklaroi Rubin.
“Deklarata juaj se përmend Selimin?”
“E saktë. Është shumë e mundur që kam pasur takim me Selimin kam takuar shumë nga UÇK-ja, por s’më kujtohen emrat sepse ka ndodhur para 25 vitesh”,theksoi Rubin.
“Dje dëshmuat se SHBA-të donin të siguroheshin që Qeveria ishte në anën engjëjeve dhe donit të ishit në anën e viktimave që në ’96-98-99?”
“Për t’iu përgjigjur kësaj saktë, do pasqyroj faktin se periudhat që përshkruani personi që ishte ambasador Gelbart ishte përgjoni përgjegjës që u takua me personat e UÇK-së që ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste. Ne ndoshta shkelëm dëshirën që të ishim në anën e engjëjve përgjithmonë. Sepse derisa e kuptuam më mirë situatën fillimisht e përshkruam si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste. Me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim që të përkrahnin njerëz që bënin aktivitete. Ky ndryshim qëndroi pikërisht sidomos masi që u nënshkrua marrëveshja e Rambujesë, marrëveshja e paqes”,shtoi Rubin./Lajmi.net/