Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë, i cili dyshohet për rastin me të shtëna me armë zjarri në Nadakovc të Vushtrrisë.
Në raportin e policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është vetdorëzuar në polici.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti kishte ndodhur ditën e dielë, ku dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar.
Policia përmes raportit 24-orësh, e kishte cilësuar veprën penale si “Vrasje në tentativë”.