back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaShowBizGigi dhe Bradley s’fshihen më, konfirmojnë lidhjen në një event glamuroz në...

Gigi dhe Bradley s’fshihen më, konfirmojnë lidhjen në një event glamuroz në New York

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper duket se nuk kanë më asgjë për të fshehur. Dyshja u shfaqën dorë për dore në festën të Vogue, mbajtur në kuadër të Javës së Modës në New York, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Supermodelja 30-vjeçare mahniti me një fustan elegant me figura gjeometrike, ndërsa aktori 50-vjeçar zgjodhi një pamje më të thjeshtë por klasike me këmishë të bardhë dhe pantallona blu të errët.

Sipas DailyMail, marrëdhënia e tyre po ecën drejt një niveli më serioz me burime që sugjerojnë se Cooper është duke menduar për martesë dhe fëmijë me Gigin, madje propozimi mund të vijë brenda disa muajsh.

Të dy janë tashmë prindër nga lidhje të mëparshme: Cooper me vajzën e tij Lea (nga marrëdhënia me Irina Shayk), dhe Gigi me vajzën Khai (nga lidhja me këngëtarin Zayn Malik). Thuhet se çifti po e sheh me optimizëm krijimin e një familjeje të përbashkët dhe po ndajnë vlera të përbashkëta për rritjen e fëmijëve.

Që nga fillimi i lidhjes së tyre, Gigi dhe Bradley janë përpjekur ta mbajnë jetën personale larg vëmendjes mediatike por paraqitja e fundit duket se flet vetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz