Marc Guehi ishte shumë afër transferimit te Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar.
Marrëveshja madje edhe ishte arritur mes të dy palëve, por dështimi i Crystal Palace për të gjetur një zëvëndësues për të bëri që të dështonte komplet transferimi i tij.
Mirëpo siç raporton “Mirror”, Liverpooli pritet ta ketë më të vështirë pasi që në garë ka hyrë rivali i tyre në Premierligë, Manchester City.
Kjo pasi që kontrata e Guehit skadon në verën e ardhshme dhe do të kenë më të mundur që të nënshkruajnë me të si transfer i lirë.
Guehi, numëron 162 paraqitje me Crystal Palace që kur ju bashkua në vitin 2021, ku gjatë këtyre është bërë kapiten i skuadrës si dhe ka arritur të fitojë “FA Cup”, sezonin e kaluar./IndeksOnline/