back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportPse qeshi Thuram pas golit të fundit të Juventusit? Çfarë fshihej pas...

Pse qeshi Thuram pas golit të fundit të Juventusit? Çfarë fshihej pas reagimit të tij

Të ngjajshme

Pas humbjes së Interit në minutën e 91-të në stadiumin e Juventusit me rezultatin 4-3, e gjithë vëmendja u përqendrua te reagimi i sulmuesit Marcus Thuram.

Një video që kapte momentin e fundit të ndeshjes, ku ai qeshte së bashku me vëllanë e tij Khephren, shkaktoi shumë polemika dhe kritikë nga tifozët e Interit, të cilët e perceptuan si mungesë serioziteti dhe indiferencë ndaj humbjes dramatike.

Menjëherë, drejtuesit dhe bashkë lojtarët u përpoqën të kuptonin arsyen e këtij reagimi. Vetë Thuram, duke u ndjerë i vënë në siklet, përpiqej të fshehë buzëqeshjen me fanellën.

Sipas rekonstruksionit të ngjarjes, buzëqeshja e Thuram nuk ishte aspak shenjë lehtësimi apo talljeje, por një reagim i pafajshëm dhe i ashpër, pasi ai i kishte thënë vëllait të tij: “Hajde, thuaji arbitrit që ke bërë faull!” Kjo ndodhi në momentin kur VAR po kontrollonte një kontakt mes Khephren Thuram dhe Bonny, pak para goditjes vendimtare të Adzic.

Kjo shpjegim bindës i Thuram ka qetësuar jo vetëm bashkëlojtarët dhe trajnerin, por edhe drejtuesit e Interit, të cilët nuk do të marrin asnjë masë disiplinore ndaj tij. Sulmuesi do të jetë i rregullt për ndeshjen në Amsterdam, ndërsa ka treguar se pavarësisht situatës, ka dhënë kontribut edhe me gol për skuadrën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz