back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin: Për dallim nga Rugova që luftonte për paqe në mënyrë paqësore,...

Rubin: Për dallim nga Rugova që luftonte për paqe në mënyrë paqësore, Thaçi u identifikua me UÇK-në

Të ngjajshme

I pari që doli në bankën e dëshmitarëve është James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

James Rubin, në deklaratën e lexuar në fillim të dëshmisë nga avokati kryesor i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se gjatë negociatave për paqen në Kosovë në vitin 1999, kishte ndërveprime të drejtpërdrejta me Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së.

Në deklarim e sipër, Rubin foli edhe për takimet e para me ish-presidentin Thaçi dhe takimin e tij të fundit që kishte pasur në Nju-Jork.

“Ne arritëm dhe ne s’njihnim mirë shqiptarët e Kosovës, përkundër boshnjakëve që njihnim disa prej tyre, nuk kishim takuar asnjë udhëheqës të UÇK-së. Erdhi Albright, as ajo as unë pjesëtarët e administratës po për ne jo. Ne s’njihnim, shumë UÇK-në ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë, apo që s’ishte forcë e armatosur e rëndësishme. Ajo që kishim dëgjuar ishte që udhëheqësi i delegacionit ishte nga UÇK-ja, ajo po përpiqej të arrinte paqen në Rambuje, për të ndaluar luftën e për të ndaluar luftën duhet motivuara ata që kanë një rol në pjesën e ekuacionit.

Përkundër Rugovës që luftonte për paqe, por në mënyrë paqësore, Thaçi ishte identifikuar me UÇK-në. Ne e inkurajonim atë që ta shihte konferencën e paqes si mundësi për të transformuar një grup të vogël njerëzish që kishin arritur në pikën ku po përdornin dhunë apo mjete ushtarake për të arritur objektiva, ne e bindnim të mos bënin një gjë të tillë e të kuptonin që nuk fitohet çmimi nobel kështu, por paqja fitohet kështu. Ne se njihnim atë, por po përpiqeshim ta motivonim”,deklaroi Rubin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz