Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka marrë pjesë në protestën që është mbajtur sot në Hagë kundër padrejtësive në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Ajo ka thënë se aty është dëshmuar fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar, shkruan lajmi.net.
“Me mijëra shqiptarë nga vendi dhe diaspora u ngritën për drejtësi, për mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj të shenjta. Kosova nuk harron sakrificën e bijve të saj, të cilët i dhanë kuptim lirisë”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook:
- Advertisement -