back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeUshtarë kroatë e skocezë të KFOR-it patrullojnë në Deçan: Këto tregojnë angazhimin...

Ushtarë kroatë e skocezë të KFOR-it patrullojnë në Deçan: Këto tregojnë angazhimin për një ambient të sigurt

Të ngjajshme

Ushtarët kroatë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it kanë zhvilluar një patrullim në Deçan, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

Aktiviteti, sipas njoftimit të KFOR-it, “u krye së bashku me pjesëtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore”.

“Patrullime të tilla sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal. Ato gjithashtu forcojnë kohezionin dhe koordinimin ndërmjet njësive të KFOR-it, duke ruajtur një nivel të lartë të ndërveprimit operacional”, thuhet në njoftim.

“Si pjesë e detyrave thelbësore të KFOR-it, këto operacione tregojnë angazhimin e vazhdueshëm të paanshëm të misionit për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në gjithë rajonin”, thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

KFOR-i përsërit si zakonisht se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR thotë gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz