back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme32 të vrarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite shemb një tjetër...

32 të vrarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë

Të ngjajshme

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Një breshëri sulmesh ajrore izraelite ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në të gjithë qytetin e Gazës të dielën.

Midis të vdekurve janë 12 fëmijë, sipas morgut në Spitalin Shifa, ku janë dërguar trupat, raporton Associated Press.

Izraeli gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet në të gjithë qytetin e Gazës, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta dhe duke akuzuar Hamasin për vendosjen e pajisjeve të mbikëqyrjes në to.

Të shtunën, ushtria njoftoi se ka goditur një tjetër ndërtesë të lartë të përdorur nga Hamasi në zonën e qytetit të Gazës. Forcat izraelite urdhëruan banorët të largohen, në kuadër të planit për të marrë kontrollin total të qytetit më të madh të territorit të Gazës, i cili thuhet se është bastioni i fundit i Hamasit.

Qindra mijëra njerëz mbeten atje, duke luftuar në kushte urie.

Një nga sulmet gjatë natës dhe në mëngjesin e hershëm të së shtunës goditi një shtëpi, duke vrarë një familje me 10 anëtarë, përfshirë një nënë dhe tre fëmijët e saj, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë.

Shoqata Palestineze e Futbollit gjithashtu njoftoi se një lojtar i Klubit Sportiv Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan, është vrarë në sulme me 14 anëtarë të familjes së tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz