back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për organizatorin e dyshuar të një grupi kriminal që...

Një muaj paraburgim për organizatorin e dyshuar të një grupi kriminal që merrej me tregti të armëve e materialeve plasëse

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim një të dyshuari për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal.

Sipas njoftimit, K.A. dyshohet për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të armëve apo materialeve plasëse.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 13.09.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.A., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, thuhet në njoftim.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, nëse i pandehuri lihet në liri, mund ti shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fsheh, falsifikojë provat e veprës penale ose mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, njoftoi Gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz