back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaBotëTubim masiv kundër emigracionit në Londër, DW: Protestuesit kërkuan politika më të...

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër, DW: Protestuesit kërkuan politika më të rrepta për azilin me parullat “Ndaloni anijet” dhe “Kthejini nga kanë ardhur “

Të ngjajshme

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Më shumë se 110.000 vetë dolën në rrugët e Londrës për të protesuar gjatë një demonstrate të madhe të organizuar nga skena e djathtë në Britaninë e Madhe. Sipas mediave kjo ishte një nga protestat më të mëdha të këtij lloji.

Marshi i protestës ishte organizuar dhe u drejtua nga ekstremisti i njohur i djathtë britanik Tommy Robinson. Në disa momente gjatë demonstratës pati edhe përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan. Në pllakatet e tyre protestuesit bënin thirrje për politika më të rrepta për azilin me slogane të tilla si “Ndaloni anijet” apo “Kthejini nga kanë ardhur “.

Marshi i protestës i organizuar dhe drejtuar nga ekstremisti i njohur i djathtë britanik Tommy Robinson ishte një nga protestat më të mëdha kundër emigracionit.

Në një kundërdemonstratë nën sloganin “Marshim kundër fashizmit” morën pjesë sipas vlerësimeve të policisë rreth 5,000 vetë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe të tilla si “Kundërshto Tommy Robinson”, ” Mirë se vini refugjatë” dhe “Gratë kundër të djathtës ekstreme”.

Gra duke protestuar para hotelit Delta Marriott Hotel që strehon refugjatë.Gra duke protestuar para hotelit Delta Marriott Hotel që strehon refugjatë.

Ekstremisti i djathtë më i njohur i Britanisë Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një nga ekstremistët e djathtë më të shquar në Britani. Ai u bë i njohur si aktivist kundër islamit në fillim të viteve 2000.

Ish-kreu i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, një organizate ekstremiste të djathtë e cila e nuk ekziston më, ka tërhequr shpesh vëmendjen me aktivitetet e tij islamofobike dhe protestat e dhunshme. Ai ka organizuar vazhdimisht edhe protesta para hoteleve që strehonin refugjatë./ DW

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz