Ka nisur grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën në Hagë kundër Gjykatës Speciale.
Protesta e cila pritet të fillojë nga ora 14:00 ka bërë bashkë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.
Pak para protestës, disa prej tyre u mblodhën edhe te Gjykata Speciale me thirrjet për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.