back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Të ngjajshme

Koci: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së në protestën në Hagë...

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon Shabani bashkë me punëtorët e kompanisë së tij.

Nga autobusi rrugës për në Hagë, ai ka treguar se bashkë me të ka edhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shabani po ashtu tha se nëse ka nevojë, do t’i vendosin edhe tendat për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në autobus jemi. Jemi nisur nga Sllovenia, 1500 kilometra larg nga këtu, me vullnetin më të madh. Në krahasim me vullnetin,organizimi ka qenë i lehtë. Kanë bërë shumë ata për neve gjatë luftës. Në mesin e protestuesve me mua, ka edhe veteranë. Përveç shoferëve, të gjithë jemi shqiptarë. Të lirohen dhe të mos kemi nevojë më të protestojmë. Nëse ka nevojë, do t’i vendosim edhe tendat derisa të lirohen ata”, tha ai në Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz