back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeProtestë në Hagë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – shqiptarë nga...

Protestë në Hagë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – shqiptarë nga Kosova, rajoni dhe diaspora mblidhen nesër

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 14 shtator 2025

Dashi Lëngjet tuaja krijuese po rrjedhin, prandaj shfrytëzojini ato në...

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO-s

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Fisnik Asllani: Dy gola në qytetin tim të lindjes, jam krenar!

Skuadra e Hoffenheim shënoi fitore në Bundesliga, duke mposhtur...

Mijëra qytetarë nga Kosova, viset shqiptare dhe diaspora pritet të mblidhen nesër në Hagë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej nëntorit të vitit 2020 po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Protesta do të mbahet të shtunën, më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00, pranë Dhomave të Specializuara – jo te ndërtesa e Gjykatës Speciale, pasi autoritetet holandeze nuk e kanë lejuar këtë për arsye sigurie, transmeton lajmi.net.

Përgatitjet për protestën kanë nisur prej ditësh, ndërkohë që grupe të organizuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe qytetarëve të zakonshëm janë nisur që nga 12 shtatori drejt Holandës. Mërgata shqiptare në Evropë pritet të marrë pjesë në numër të madh në këtë tubim që ka për qëllim, siç thuhet nga organizatorët, ngritjen e zërit për pastërtinë e luftës çlirimtare dhe për drejtësi për ish-udhëheqësit e saj.

Kjo protestë vjen në prag të një faze të re në procesin gjyqësor në Hagë: më 15 shtator, fillon paraqitja e provave nga mbrojtja në rastin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbrojtja do ta hapë paraqitjen e saj me dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, ndërsa pritet të pasojnë edhe figura të tjera me profil të lartë ndërkombëtar.

Një protestë e ngjashme ishte organizuar në Hagë edhe në prill të vitit 2023, kur kishte nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Po ashtu, më 7 gusht të këtij viti, Organizata e Veteranëve të Luftës organizoi një protestë në Prishtinë për të kundërshtuar, siç u theksua, padrejtësitë që po bëhen në këtë proces gjyqësor.

Verdikti përfundimtar në këtë rast pritet të shpallet në fillim të vitit 2026./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz