back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMustafa: Vendimi i SHBA-së më i rëndë se sanksionet e BE-së

Mustafa: Vendimi i SHBA-së më i rëndë se sanksionet e BE-së

Të ngjajshme

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për IndeksOnline ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë hap shumë më të rëndë sesa sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Mendoj se janë dy aspekte të këtij vendimi. I pari, i rëndë simbolik, se SHBA-të ndërprejnë bashkëpunimin strategjik me qeverinë e Kosovës dhe i dyti, i lidhur me pasojat afatgjata në fushën e sigurisë, diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekonomik. Për mendimin tim, ky vendim është larg më i rëndë nga sanksionet ekonomike dhe politike të vendosura nga BE,” ka deklaruar Mustafa për IndeksOnline.

Ai shtoi se është e papërgjegjshme të mendohet se Kosova mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së.

Duke komentuar nëse ky është një paralajmërim serioz apo masë e përkohshme, Mustafa u shpreh: “Po shihet qartë se masat ndaj Kosovës nuk po janë të përkohshme. Flet qartë rasti i atyre të BE-së, aq më pak mund të jenë këto të Amerikës. Kur ta përmend SHBA-ja emrin për të keq, vështirë të kalosh pa pasoja. Interesat dhe strategjitë për të cilat angazhohen SHBA-ja duhet respektuar.”

Sa i përket ndikimit në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, ai paralajmëroi pasoja të rënda diplomatike

“Do të ketë mungesë të përkrahjes në institucionet relevante ndërkombëtare, ato diplomatike dhe financiare. Mund të ketë rifillim të procesit të çnjohjeve, të cilat i stopoi SHBA me marrëveshjen e Washingtonit me kryeministrin Hoti. Në çdo tavolinë të dialogut do të jemi më pak të sigurt për të ardhmen.”

Ish-kryeministri kritikoi ashpër edhe qasjen e qeverisë aktuale, duke thënë se një vendim i tillë do të shmangej vetëm me koordinim të plotë me partnerët amerikanë

“Qeveria duhej të bashkëpunonte dhe të bashkërendiste veprimet me SHBA-në. Nuk duhet t’i bësh karshillëk vendit që të ka bërë shtet. Nuk duhet t’i krekosesh me sovranitet atij që është duke ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial me ushtri dhe diplomaci të vet, përveç nëse ke mision të shkatërrosh atë që është arritur.” /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz