back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Presim fitore të drejtësisë në Hagë për çlirimtarët tanë

Memli Krasniqi: Presim fitore të drejtësisë në Hagë për çlirimtarët tanë

Të ngjajshme

Tifozët e Arsenal pranojnë se kishin gabuar për një transfer pas fitores ndaj Forest

Arsenali u përball me Nottingham Forest. Tifozët e Arsenalit kanë...

U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj

Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt,...

​Moti sot

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti...

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së Uran Ismailit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, që do të mbahen më 12 tetor. Në tubimin me moton “Koha për Prishtinën”, Krasniqi dha mbështetjen e plotë për kandidaturën e Ismailit – i cili për herë të dytë garon për të parin e kryeqytetit – dhe njëkohësisht ndau edhe një mesazh të fuqishëm për çështjen e drejtësisë në Hagë.

Në fjalimin e tij, kreu i PDK-së u ndal te procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi theksoi se përveç fitores në zgjedhje, presin edhe një tjetër fitore të madhe – atë të drejtësisë për luftën çlirimtare, transmeton lajmi.net.

“Presim edhe një fitore tjetër, fitore të drejtësisë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Duke i përshëndetur qytetarët që nesër mblidhen atje, për të ngritur zërin për pastërtinë e luftës së UÇK-së. Çlirimtarët do t’i kem së shpejti të lirë në Kosovën tonë,” u shpreh Krasniqi para të pranishmëve.

Deklarata e tij vjen një ditë para protestës që do të mbahet nesër në Hagë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve të luftës që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, të hënën më 15 shtator, pritet të fillojë zyrtarisht faza e dëshmive të mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkë-akuzuarve. I pari që do të dëshmojë në favor të Thaçit është diplomati amerikan James Rubin, ndërsa pas tij pritet të paraqiten edhe personalitete të tjera me peshë ndërkombëtare.

Sipas afateve aktuale të parashikuara nga Gjykata, në fillim të vitit 2026 pritet të shpallet verdikti përfundimtar në këtë proces historik që ka në qendër figurat kyçe të luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz