back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShowBizTalenti i vogël në ngritje, Diell Durmishi lanson këngën ‘Këndoj me zemër”

Talenti i vogël në ngritje, Diell Durmishi lanson këngën ‘Këndoj me zemër”

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Talenti i vogël që po bën bujë në muzikën shqiptare, Diell Durmishi, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Këndoj me zemër”. Kjo është kënga e radhës e artistit të ri, i cili po dëshmon se pasioni dhe dashuria për muzikën nuk kanë moshë.

Në videoklipin e sapo publikuar, Dielli shfaqet plot emocion dhe energji, duke kënduar me shpirt dhe duke përcjellë ndjenja të forta tek publiku. Projekti pritet të pëlqehet shumë dhe të thyejë rekorde shikueshmërie në YouTube, ashtu si edhe dy këngët e tij të mëparshme që u mirëpritën ngrohtësisht nga fansat.

Kënga “Këndoj me zemër” mban firmën e Kujtim Nushit për tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Duos Bass. Videoklipi i bukur dhe dinamik është punuar nga AL Production, duke i dhënë ngjyrat e duhura një projekti që flet me shpirt.

Diell Durmishi është shembulli më i mirë se talenti i lindur, i kombinuar me përkushtim dhe punë, mund të arrijë suksese të mëdha që në hapat e parë të karrierës.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë këngën “Këndoj me zemër”:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz