back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeOSBE e shqetësuar për situatën në Veri: Ndërprerjet e shërbimeve po prekin...

OSBE e shqetësuar për situatën në Veri: Ndërprerjet e shërbimeve po prekin më së shumti të moshuarit

Të ngjajshme

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Misioni i OSBE-së, përmes një komunikate për media kanë thënë se janë gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin në nivel njerëzor  që ka mbyllja e fundit e zyrave paralele ku serbët lokalë kanë marrë shërbimet për kujdes shëndetësor, pagesa pensionesh, materiale shkollore e përkrahje sociale.

“Ndërprerjet e këtyre shërbimeve godasin në mënyrë proporcionale më rëndë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me alternativa të kufizuara”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

OSBE në reagim thekson se çdo masë që ndikon në shërbimet publike duhet të sigurojë akses të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërsa mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe me konsultime kuptimplote lokale.

“Misioni do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër si pjesë e mandatit të tij të paralajmërimit të hershëm dhe mbështetjes për komunitete elastike dhe gjithëpërfshirëse.”, thuhet ne reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz