back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportShala e “merr n’qafë” Rilindjen, Statvoci flet për mungesën e lojtarit që...

Shala e “merr n’qafë” Rilindjen, Statvoci flet për mungesën e lojtarit që plagosi dje një person në Pejë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Futbollisti i skuadrës së Rilindja 1974, Arbër Shala ditën e djeshme është përfshirë në një incident, ku dyshohet se ka plagosur një person në rrugën ‘’Papa Klementi’’ në Pejë.

Ai disa orë më pas është paraqitur në stacionin policor në Pejë, ku me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky incident ndodhi një ditë para ndeshjes së KF Rilindja 1974 ndaj Feronikelit ’74.

IndeksOnline ka kontaktuar me trajnerin e KF Rilindjes, Faruk Statovcin i cili ka thënë se mungesa e Arbërit do të vërehet në ndeshjen e sotme.

‘’Normal që secili lojtar për ne është i vlefshëm dhe ka me na mungua sepse Arbëri ka qenë startues e disa here edhe rezervë pasi kemi llogarit në të’’, ka thënë Statovci.

Ai po ashtu ka komentuar edhe për rastin në fjalë, duke thënë se nuk ka informacione se si ka ndodhur ngjarja.

‘’Çka ka ndodhur e si ka ndodhur rasti nuk kam informata pasi ka ndodhur vonë dhe unë nuk isha atje.’’, ka deklaruar Statovci për IndeksOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz