back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeDemokracia në Kosovë në rënie, Instituti ndërkombëtar me renome publikon matjet shqetësuese 

Demokracia në Kosovë në rënie, Instituti ndërkombëtar me renome publikon matjet shqetësuese 

Të ngjajshme

Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave...

Dafina e bën zemrën “guri”, gati zbulon portretin e djalit të saj (Foto)

Interpretuesja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka ndarë me...

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj,...

KQZ vazhdon fushatat informuese në qytete për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj,...

Instituti suedez “IDEA” ka publikuar matjen e fundit të trendeve demokratike për shtete të ndryshme në kuadër të një raporti që quhet “Indekset e Gjendjes Globale të Demokracisë”, shkruan Gazeta Express.

Në këtë raport të publikuar, tregohet që në tre prej treguesëve kyç për të cilët janë bërë matjet, Përfaqësimi, Sundimi i Ligjit dhe Pjesëmarrja, Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme, sidomos tek pjesa e Sundimit të Ligjit.

Sa i përket treguesit të parë, Përfaqësimit, Kosova ka shënuar një rënie prej gjashtë pozitash, derisa tek pjesa e të Drejtave, Kosova për vitin 2024 ka një ngritje të lehtë prej dy pozitash.

Sa i përket matjes tek treguesi i Sundimit të Ligjit, në raportin e institutit suedez tregohet se Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme prej – 18 pozitash.

Në këtë raport, Kosova ka pësuar rënie edhe sa i përket Pjesëmarrjes si një tregues duke u renditur në tetë pozicione më poshtë.

Në këto matje të institutit suedez “IDEA” që është i themeluar në vitin 1995, përfshihen të dhëna për 174 vende anembanë globit dhe bazohen në mbi njëqind tregues individualë nga më shumë se 20 grupe të dhënash burimore të mbledhura nga studiues dhe organizata të ndryshme duke përdorur lloje të ndryshme burimesh: anketa ekspertësh, kodim të bazuar në standarde nga grupe kërkimore dhe analistë, të dhëna vëzhguese dhe masa të përbëra./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz